SPAK ka urdhëruar arrestimin e ish-Gjyqtares së Durrësit, Mimoza Margjeka. Aktualisht gjyqtare në Korçë ajo akuzohet për korrupsion, pasi bashkëshorti saj ka marrë ryshfet një shumë prej 6 mijë euro për të ndryshuar një vendim.
Shuma e parave është marrë për ndryshimin e masës së sigurisë për Orion Balin, i arrestuar në Pogradec, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm.
SPAK ka dokumentuar se Gjyqtarja e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka, ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në garanci pasurore, menjëherë sapo bashkëshorti i saj ka marrë shumën prej 6 mijë euro, nga avokati i Orion Balit, Skënder Demiraj.
Shuma e parave iu pagua bashkëshortit të gjyqtares nga Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, të afërm të Orion Balit.
Gjykata ka vendosur që Mimoza Margjeka, gjyqtare e Apelit në Korçë, të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për bashkëshortin e saj Arben Cara, arrest me burg. Edhe për avokatin Skënder Demiraj është dhënë masa arrest shtëpie, ndërkohë që Nejton Bali dhe Klaudio Zhilla janë arrestuar nga policia.
Mimoza Margjeka është gjyqtarja që nuk pranoi të certifikonte mandatin e kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Në atë kohë, Mimoza Margjeka e argumentonte vendimin, pasi partia Bindja Demokratike ishte regjistruar përtej afateve ligjore dhe për pasojë fleta e votimit, ku ndodhej edhe kandidatja e Partisë Bindja Demokratike, ishte e pavlefshme. Por vendimi i saj u rrëzua në atë kohë brenda 48 orësh, nga e njëjta gjykatë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/