Rama kërkon 74 mandate/ Drejtuesit politikë të PS në qarqe marrin detyrën

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Kryesocialisti Edi Rama u vendosi drejtuesve politik në qarqe të cilët konsiderohen si shtabi elektoral i PS, një objektiv të prerë për zgjedhjet e 25 Prillit. Fitimin e 74 mandateve në mënyrë që socialistët të vetëm të mundësojnë një mandat të tretë qeverisës.


Për të shkuar në fitoren e 74 mandatave Edi Rama i kërkoi shtabit elektoral që fillimisht ti vendosin mbi tavolinë deri javën tjetër një raport me të gjitha problemet që kanë degët e PS në 12 qarqe.

Kupola drejtuese e zgjedhjeve u dakortësua për krijimi i një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë për të vlerësuar performancën e çdo deputeti në zonën e tij zgjedhore, performancën e çdo ministri dhe përfaqësuesve të tjerë të Partisë Socialiste.
Shembullin e shpejtësisë me të cilën duhet të ecin socialistët e dha Endri Fuga truri promocional i fushatave elektorale të PS.
Numri dy i PS Taulant Balla, u mundua t?i hedhi ujë zjarrit të polemikave në PS Lezhë që detyruan kryesocialistin Rama të largojë Sandër Lleshaj nga drejtimi politik i këtij qarku.

Taulant Balla i gjithë ky ujë që zien kazani më së koti, nuk ka të bëjë aspak me performancën e Sandër Lleshajt në qarkun e Lezhës si drejtues politik. Sandër Lleshaj është një ministër shumë i mirë i cili ka performuar në mënyrë të shkëlqyer në krye të punëve të Ministrisë së Brendshme. Dua t?iu them se në Lezhë Partia Socialiste e Shqipërisë do marrë në zgjedhjet e ardhshme katër mandate

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#PS#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS