Wake Up/ Njihuni me shqiptarin që burgu i ndryshoi jetën. Sot është model motivimi në Francë

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Historia e Arbi Madhajt është një ndër ato që mund ta shikosh në ndonjë skenar filmi. Ai ka lindur në Kavajë dhe ka emigruar në Francë që në moshën 16 vjeç. Në fund të muajit mars ka përfunduar dënimin prej rreth 7 vitesh e gjysmë pasi është akuzuar për trafik droge. Por ky është vetëm fillimi i historisë. 40 vjeçari shfrytëzoi vitet e dënimit për të reflektuar pozitivisht qëndrimin në burg pasi shpiku një lojë tavoline të quajtur "Ulje shtesë e dënimit". Arbi fitoi çmimin e parë në konkursin "Talentet e Qyteteve" dhe kjo lojë që është patentë e tij kushton 79 Euro. Shpikja në fjalë bazohet në Kodin Penal francez. Te faqja e lojës lexohet mbishkrimi: ?Për një kohë të gjatë, besoja se kisha gjithçka nën kontroll dhe se asgjë nuk mund të më ndodhte. Në atë kohë, mendova se do të kontrolloja gjithçka. Imagjinoja që paratë që fitoheshin lehtë, makinat luksoze, festat dhe pushimet do të zgjasnin përgjithmonë. Por, në fund, isha i mbyllur për vite të tëra në burg dhe humba shumë gjëra. Keqardhja ime më e madhe është që nuk i kam parë fëmijët e mi të rriten dhe nuk kam qenë i pranishëm për t?i shoqëruar në shkollë, apo në kohën e tyre të lirë. Nuk e kisha idenë se çfarë po bëja dhe sa do të ndryshonte jetën time. Para se të bëni një krim, mendohuni mirë, në mënyrë që të mos përfundoni në burg?.
Qëllimi i kësaj loje argëtuese dhe edukative është parandalimi i krimeve dhe edukimi i të rinjve për realitetin e jetës në burg. Secili lojtar e vendos veten në vendin e një të burgosuri. Bordi përbëhet nga 52 sheshe që korrespondojnë me 52 javët e vitit. Secila kuti përfaqëson një aktivitet të ofruar në burg, si sporti, veprimtaritë shoqërore dhe protokollet e rehabilitimit, për të përfituar një ulje shtesë të dënimit. Aktualisht kjo lojë funksionon vetëm për ligjet e shtetit francez por mund të merret si shembull edhe nga shtete të tjera. Arbi ka tre fëmijë dhe ata kanë qenë një motivim i fortë për të ndryshuar dhe për të reflektuar lidhur me gabimet e të shkuarës.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form