Top News - Meta, Rama dhe Ruçi/ Vendimi, flasin në celular pa limit

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Gramoz Ruci dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese kanë të drejtë të flasin pa limit në celular. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare me numër 158 të datës 8 shtator dhe në të veçohen zyrtarët e lartë që mund të kryejnë biseda pa limit në telefon të paguara nga buxheti i shtetit. Në këto biseda përfshihen edhe telefonat kur ata ndodhen jashtë vendit, i njohur si shërbimi roming.

Ndërkohë, të kufizuar telefonat deri në 400 mijë lekë të vjetra në muaj, i kanë kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm si dhe drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Sa gjysmën e kësaj shume, përfshihen zyrtarët si Avokati i Popullit, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe Zëvendëskryetari i Kuvendit.

Vendimi është marrë nga Qeveria dhe tashmë pas publikimit në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi. Sipas vendimit, punonjësve të administratës publike, bazuar në funksionet që kryejnë, u ofrohet shërbimi i telefonisë celulare.

Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë jo më shumë se 2 për qind e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës. Nga ky kufizim përjashtohen institucionet e pavarura me një numër jo më shumë se 100 punonjës.
Në 16 pikat e vendimit tashmë zyrtar janë përcaktuar të gjitha kategoritë që përfitojnë, e ndarë në përqindje e ku nuk përjashtohen as nivele të dyta të Administratës Publike, përfshirë edhe zv.kryeministrin, apo zëvendës kryetarët e gjykatave e të prokurorisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#EdiRama#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form