Nuk ka treg për rrushin në Gërmenj të Rrogozhinës, fermerët: Na dëmton kontrabanda

Report TV 2020-12-05

Views 0

Në Gërmenj të Rrogozhinës janë prodhuar këtë vit rreth 70 mijë kuintal rrush, por ka mbetur pa u shitur. Fermerët ankohen se po dëmtohen nga konkurrenca e pandershme malli kontrabandë. Përmes medias, ata apelojnë që institucionet shtetërore t'i subvencionojnë dhe ti mbështesin.

Fermerët e Gërmenjit janë investuar në kultivimin e hardhive. Në këtë fshat të Rrogozhinës 80 % e tokës bujqësore është e mbjellë me vreshta. Këtë fillim shtatori prodhimi është i bollshëm dhe rrushi duket cilësor, por fermerët nuk arrijnë dot ta shesin. Në Gërmenj aktualisht rrushin mund ta gjesh me çmim shumice, 30 lek/kg.

Ngelëm në majë të zetorit, edhe mollët mbetën pa shitur. 200 kuintal rrush i ka hy kalbëzimit. S'kemi ndonjë rrugë. Të ishte ndonjë kantinë vere. Jam pensioniste por nuk marr pension", tha një fermere. 

Sipas fermerëve problemi kryesor është konkurrenca e pandershme. Ata thonë se rrushi i Maqedonisë futet kontrabanda në vendin tonë dhe akuzojnë shtetin se po çon drejt falimentit prodhuesit vendas.

"Sa mirë e bën ai që ngrin traun doganës. I kam parë me sytë e mi. I bëj thirrje shtetit me një çmim të arsyeshëm, vetëm ta marrë. Ndonjë kantinë. Të lajmë helmet", tha një fermer.

Ky prodhim i bollshëm nëse nuk shitet deri në fund të shtatorit është i destinuar të kalbet sepse ka nisur periudha e prishjes dhe dëmtimit nga insektet. Fermerët ndërkohë ankohen se nuk po nxjerrin dot as shpenzimet.

Share This Video


Download

  
Report form