Beqja në Shkodrës: Kemi boshllëqe prej një viti! Vështirë të bëhen ndryshime në qeveri 7 muaj para

Report TV 2020-12-05

Views 0

SHKODËR- Drejtuesi i ri i politik i PS në qarkun e Shkodrës, Ilir Beqja shprehet skeptik për ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve, megjithatë referuar të kaluar, ai thotë se gjithçka mund të ndodh, por është e drejtë ekskluzive e kryeministrit Rama.

"Prej kohësh kemi rënë dakord që në PS është ekskluzive e kryeministrit, ndryshime 7 muaj para zgjedhjeve nuk janë të lehta se krijojnë një boshllëk në dikaster, por ne kemi pasur edhe raste që i kemi ndryshuar para 3 muajsh, Por i takon kryeministrit", tha ai. 

Beqja bëri sot mbledhje prezantuese, pas marrjes së detyrës, ku u ndal të fliste për disa çështje kryesore. Në intervstën për gazetarët, ish- ministri i Shëndetësisë theksoi se pas largimit të Ditmir Bushatit ka pasur një boshllëk në PS-në e Shkodrës, por nuk zgjodhi të komentonte shumë gjatë për paraardhësin e tij.

"Mbledhje prezantuese prej javës së kaluar më është caktuar drejtimi politik i PS në Shkodër, ishte mbledhja e parë formale prezantuese edhe pse me shumicën dërrmuese njihem prej vitesh prej politikës dhe jashtë saj. Privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe që rikthehem këtu ku nisa karrierën time politike. Ditmiri ka 14 muaj që nuk është prezent në drejtim politik qarku. Ka pasur një ngritje. Ai është deputet, por aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë e as në Shkodër", shtoi Beqja . 

Ai u ndal të fliste edhe për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Shkodër, por tha se kjo është një çështje që i takon presidentit Meta.

Share This Video


Download

  
Report form