Topalli: PD nuk fiton me Bashën, oligarkët e kanë blerë me vila - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-nënkryetarja e demokratëve Jozefina Topalli refuzoi komisionin e ngritur nga Lulzim Basha për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe në një intervistë për ?Vizion Plus?, Topalli sqaron se nuk do t?i pranojë asnjëherë truket politike që përdor lidershipi i opozitës.JOZEFINA TOPALLIISH-NENKRYETARE E PDZgjodha të refuzoj karrigen, por t?i qëndroj asaj që unë besoj. Unë besoj që ajo ishte një truk që nuk e bën më demokratike PD. Nëse përdoret truku, sigurisht që unë nuk bie dakord, unë kërkoj ndryshimin, ndryshimin brenda forcave politike, ndryshimin e situatës së vendit.Për Topallin, opozita sot është e pabesueshme dhe e vetmja mënyrë që Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet është të çlirohet nga Lulzim Basha, i cili e ka marrë peng.?PD ka për detyrë të çlirohet nga pengmarrja. Një person që ka mbajtur karrigen e kryetarit të partisë dhe është filmuar se ka falsifikuar votat, nuk duhet të qëndrojë. Historia e tij është historia e një axhende ekonomike. Në një situatë të tillë, shumica e shqiptarëve nuk pajtohet, ndaj janë edhe pa alternativë. Tradhtia më e madhe që ka bërë është se e ka lënë vendin pa opozitë. Ka dezertuar nga detyra për të bërë betejë.?Kritikat e Topallit ndaj Bashës nuk datojnë sot, por prej vitit 2005 kur ai erdhi në PD, pasi sipas Topallit, Basha ka vënë interesin ekonomik mbi parimet politike.?Kurrë s?kishte për të qenë kaq e keqe qeverisja nëse ata do të kishin qëndruar në Parlament. Nuk bëjnë dot opozitë. Në mometin që blihet lidershipi i opozitës, nuk ka më opozitë. Nuk ka përçarës më të madh në historinë 30-vjeçare sesa rasti aktual i lidershipit të opozitës?, tha ajo për ?Vizion Plus?. Topalli, në intervistën për ?Vizion Plus?, dha një përgjigje edhe për të gjithë ata që sot e akuzojnë që po dëmton shanset e PD për të fituar zgjedhjet. ?Unë nuk mendoj për karrigën e Lulzim Bashës dhe hallet e tij. Më intereson që vendi im mos të shpopullohet. Mos të rritet varfëria. Të rinjtë, njerëzit idealistë të fillojnë betejën kundër establishmentit.?Sipas Topallit, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh, i cili t?i japë një goditje Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, tre politikanëve që, sipas saj, bashkëpunojnë dhe kanë marrë peng vendin.?Duhet të thyejmë zinxhirin e tre personave që mbajnë karrigen e Kryeministrit, Presidentit bashkë me zonjën e tij, dhe të artistit, siç e quan Kryeministri, i cili ka zënë karrigen e opozitës. Nuk ka diferencë të madhe me Lukashenkon.?Dhe Topalli që njihet me epitetin zonja e hekurt është e gatshme t?i bashkohet një lëvizjeje të re.?Unë nuk kam marrë asnjë vendim për një gjë të tillë, por unë do të bashkohesha nëse do të shihja mundësinë që të rinjtë, njerëzit idealistë të fillojnë betejën kundër establishmentit.?/ Intervistoi Olta Blaceri, Vizion Plus

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS