14 qytetare jane ndeshkuar me gjobe per shkelje te karantines | Lajme - News

RTV KLAN 2020-12-05

Views 1

Shkelja e karantinës tashmë nga qytetarë të papërgjeshem po kthehet në shqetësim për banorët e zonës ku ata banojnë. Nga muaji prill deri në fund të gushtit, 14 qytetarë janë gjobitur nga policia e shtetit për shkelje të karantinës pasi kanë dalë nga banesa.

Të dhënat zyrtarë nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se të gjithë shkelësit e karantinës janë ndëshkuar me masë administrative prej 70 mijë lekësh. Ata janë konstatuar gjatë kontrolleve të bëra nga policia, duke mos rezultuar në banesë.

Emrat dhe listat e të gjithë personave që rezultojnë pozitiv në tamponin e kryer për COVID-19, u dërgohen komisariateve të zonave ku të prekurit banojnë. Më pas janë patrullat dhe grupet e policisë që bëjnë kontrollin e zonës, nëse këta persona e shkelin karantinën duke dalë nga banesa dhe duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve të tjerë.

Sipas policisë në të gjithë vendin janë mbi 123 patrulla që kontrollojnë dy deri në tre herë gjatë ditës zonat ku rezultojnë personate prekur me koronavirus. Kryeyqyteti mban numrin më të lartë të të infektuarve. Sipas bluzave të bardha, rastet që e kalojnë me komplikacione të lehta, shkelin karantinën duke mos qëndruar për dy javë brenda banesës deri në momentin e negativizimit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form