Kuvendi i Shqipërisë filloi sot sesionin e ri parlamentar. Në seancën që u hap nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ky i fundit u zotua se brenda këtij sesioni, midis të tjerave do përmbushen 6 objektiva të rëndësishme.
Mes tyre përfshihen edhe bërja tërësisht funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dy zotime të cilat Ruçi i konsideron të guximshme.
?Një objektiv i rëndësishëm do të jetë nxitja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për bërjen funksionale brenda vitit 2020 të Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të rezultojë e nevojshme, ne si Kuvend jemi të gatshëm t?i propozojmë Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve ndryshimet përkatëse në zbatim edhe të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për zgjedhjen e emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nxitja e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të bërë funksionale Gjykatën e Lartë brenda vitit 2020. Edhe pse ky mund të tingëllojë si një objektiv i guximshëm, unë mendoj se nëse KLGJ shfrytëzon maksimalisht të gjitha mundësitë, mund të arrijë që 6 vakancat e shpallura dhe që janë në proces, të plotësohen brenda këtij viti?.
Kreu i Kuvendit bëri me dije se u ka kërkuar të gjitha partive politike, përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare, që brenda 10 Shtatorit të depozitojnë kandidaturat për anëtarët e rinj të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
?Pasqyrimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve kushtetutese të 30 Korrikut dhe përfundimi i Reformës Zgjedhore, në mënyrë që zgjedhjet parlamentare të ardhshme të jenë një garë me rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjitha subjektet politike që do garojnë. Njëherësh u kam kërkuar nëpërmjet një letre të gjitha grupeve parlamentare, por jo vetëm, dhe subjekteve politike opozitare jashtëparlamentare, që brenda datës 10 Shtator të depozitojnë kandidaturat e kërkuara për nisjen e procedurave parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ?.
Objektivat e tjera të Kuvendit të Shqipërisë, sipas Ruçit kanë të bëjnë me punën për negociatat e anëtarësimit në BE, planin strategjik të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2020-2025 dhe forcimin e kontrollit parlamentar.
?Kuvendi do të kontribuojë në negociatat e anëtarësimit nëpërmjet përafrimit të legjislacionit, forcimit të mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar, hartimit të zbatimit të planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve në raportin e 2020 të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Miratimi i planit strategjik dhe i planit të veprimit të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2020-2025 financuar nga qeveria zvicerane për zbatimin e këtij projekti, Kuvendi do të vazhdojë të bashkëpunojë me OSBE dhe Institutin Demokratik Amerikan, të cilët bashkë me ambasadën e Zvicrës, do të dëshiroja t?i falenderoja për partneritetin e shkëlqyer me ta.
Për forcimin e kontrollit parlamentar do të përfshijmë në platformën ndërinstitucionale online rezultatet e Kuvendit me hapësirë të dedikuar për çdo institucion të pavarur duke bërë të mundur ndjekjen e zbatimit t...