Epidemiologu Alimehmeti në një intervistë për Report Tv ka bërë të ditur se njerëzit duhet të përshtaten me idenë se COVID-19 do të jetë gjithmonë prezent mes nesh dhe nuk do të zhduket. Mehmeti u shpreh se virusi është zbutur dhe ka pësuar mutacione duke shkuar drejt një zbutje klinike të efekteve që jep tek njeri, por mbetet për t'u parë nëse në të ardhmen do të shfaqet si një grip i thjeshtë dhe do të marrë trajtimin e duhur apo do të shfaqet si diçka më e rëndë. Ndërsa nga fillimi i pandemisë e deri më sot, gushti ishte muaji më i keq për numrin e të infektuarve, viktimave dhe shtrimeve në spital.
" Gushti ka qene deri me sot më i keq, në shtator presim një lloj përmirësimi. Kur një virus hyn në një popullatë të re ka një tendencë të përshtatet dhe nuk do të vrasë vartësin e saj. Ky virus bën mutacione më të ngadalte nga sa pritej nga një virus, dhe po shkon drejt një zbutje klinike të simptomave që jep për njeriun. Ky është një virus që do të jetë gjithmonë me ne, duket si fjalë e keqe por vetë virusi do të fillojë të përshtatet dhe do të dalin trajtime e vaksina. Nuk duket se ky virus do të zhduket. Mbetet për t'u parë se do të vijë si një version gripi apo në forma më agresive. Ai do të jetë edhe për dy vite mjaft prezent, të paktën në 2020-2021 do ta kemi nëpër këmbë", tha Mehmeti.