Panariti: SHBA e bëri lëvizjen, presim bonusin europian për Kosovën: Vizat dhe njohjen nga 5 shtete

Ora News Emisione 2020-12-04

Views 0

#tvora #rtvoranews
Ish-ministri i jashtëm Edmond Panariti e sheh marrëveshjen e arritur në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një katalizator për zhvillime të mëtejshme që si finale do të kenë padyshim njohjen reciproke të dy vendeve dhe hapjen përfundimisht të rrugës për Kosovën për të qenë pjesë e organizmave ndërkomëbatare, të tilla si OKB.

Në një intervistë për Rtv Ora, ai thotë se për çështjet politike do të kërkohet dhe angazhimi në BE.

Panariti: Ajo që u arrit në Uashington ishte diçka shumë e rëndësishme. Ata që kishin pritshmëri se aty do të kishin menjëherë finalizimin e atij ngërçi politik mes Kosovës dhe Serbisë e kishin gabim se SHBA e bëri të qartë se takimi ishte për të konsoliduar bashkëpunimin ekonomik. Pati dhe zhvillime të tjera të rëndësishme si njohja e Kosovës nga Izraeli që do të katalizojë edhe njohje të mëtejshme të Kosovës nga vende të tjera.

Delegacionet e dy vendeve do të takohen nesër në Bruksel dhe Panariti thotë se ai takim duhet të prodhojë edhe bonusin europian për lëvizjen amerikane.


Panariti: Do të kemi zhvillime të rëndësishme sa i takon rivendosjes së dialogut që në finale do të ketë njohjen e Kosovës nga Serbia, që do të jetë ogur i mirë për stabilitetin e gjithë rajonit. Brukseli duhet të ketë qëndrim unik se nuk ka çështje europiane ku BE është më i përçarë sesa Kosova, pasi 5 vende nuk e kanë njohur akoma. Shpresoj që të kemi sa më parë heqjen e regjimit të vizave që do të ishte bonusi europian për lëvizjen amerikane. Shpresoj që BE të ushtrojë presion pozitiv për të njohur sa më parë shtetin e Kosovës.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/panariti-shba-e-beri-levizjen-presim-bonusin-europian-per-kosoven-vizat-dhe-njohjen-nga-5-shtete/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form