PD qeverisë: Qytetarët do paguajnë gjobën prej 44 mln €! Balla:Ka kontrata të realizuara nga berisha

Report TV 2020-12-04

Views 0

Partia Demokratike përmes deklarës së ish-deputetit Gent Strazimiri thotë se qytetarët shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 44 milionë euro, gjobën që Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke "Aktor".

Sipas PD-së kompania greke "Aktor", kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan, por Edi Rama që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës "Inerte Ekspress? te Edmond Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë.Deklarata e plotë e PD-së:

44 milion euro është fatura e re që do të paguajnë shqiptarët për Edmond Begon, mikun e Taluant Ballës dhe të Edi Ramës. Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke "Aktor", e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Kompania greke ishte kontraktuar nga qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por Edi Rama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës "Inerte Ekspress? te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë Greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë. Për këtë arsye Aktor iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar duke paditur qeverinë shqiptare. Me 1 shtator 2020, pra vetëm 5 ditë më parë, Arbitrazhi shpalli vendimin që i jep të drejtë kompanisë greke dhe dënon Shqipërinë ta dëmshpërblejë atë me plot 44 milion euro. Pra, qeveria shqiptare, për të favorizuar kompaninë e Edmond Begos me shokë ngarkon në këtë mënyrë buxhetin e shtetit shqiptar i cili sigurohet me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama në 2013 mori një rrugë të përfunduar dhe shpenzoi 138 mln euro kosto shtese:

* nga 312 milion euro e parashikuar ne fillim, kostoja e rruges perfundoi në 450 milion euro.

Pa asnjë bilanc në punë publike, pa asnjë rrugë të shtruar, ne 8 vjet edhe ato investime publike që gjetën të gatshme

* ose i dhanë me koncesion

* ose i përdorën për ti vjedhur.

Share This Video


Download

  
Report form