Gjashtë oficerë policie kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri që nga nisja e pandemisë.
Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan se këta oficerë të infektuar me Covid-19, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin. Ata janë të moshës 45-60 vjeç.
Nga 6 policët që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, 4 prej tyre ishin me sëmundje shoqëruese.
Por Covid-19 vijon të përhapet në radhët e uniforamve blu, ku vetëm ditët e fundit janë konfirmuar disa të infektuar në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Elbasan.
Në total janë 198 efektivë të prekur nga koronavirusi, ku 46 prej tyre janë ende aktivë.
Shumë oficerë të tjerë janë në karantinë, për shkak se kanë pasur kontakte me policët që kanë rezultuar pozitivë ditët e fundit.
Ata presin rezultatin e tamponit nga ISHP dhe nuk mund të dalin nga banesa. Numri më i lartë i policëve të infektuar me covid rezulton se është Tirana dhe më pas vjen Elbasani.
Pjesa më e madhe rezultojnë të infektuar nga marrëdheniet në punë, ndërsa të tjerët nga kontaktet familjare.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/