Rikthehet “Fiks Fare”/ Emisioni investigativ nis sezonin e 18 në ekranin e Top Channel

Top Channel Albania 2020-12-04

Views 2

Fiks Fare, emisioni më i dashur i shqiptarëve, starton sezonin e 18-të të hënën, më 7 shtator.


Çdo mbrëmje, duke filluar nga ora 20.10 në Top Channel, Devi dhe Dori do t?ua bëjnë më të bukur tryezën shqiptarëve, duke u servirur investigime, kronika denoncuese, apo edhe intervista humoristike nga çdo cep i Shqipërisë. Në krah të dy moderatorëve do të jenë dy bukuroshe të reja, Jora dhe Regisa.

Pas disa javësh audicione, ku morën pjesë qindra vajza nga e gjithë Shqipëria, juria vendosi të përzgjedhë dy velinat. Jora Hodo, është balerinë profesioniste, ajo ka punuar më parë në Top channel dhe dy vitet e fundit ka bërë një tur në të gjithë botën. Jora do të ketë partnere Regisa Koxhajn, brune 19 vjeçare, e cila ka studiuar për koreografi, ndërkohë që është marrë edhe me sport.

Programi më i ndjekur televiziv, i cili bazohet te denoncimet dhe korrupsioni i të gjitha hallkave të administratës, ka punuar gjatë këtyre javëve, duke zbuluar nga çdo skaj i Shqipërisë problematikat e shumta. Korrupsion, krime mjedisore, abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë në tendera, falsifikime dokumentesh, e shumë tematika të tjera, janë investiguar nga Fiksi dhe do të transmetohen në javët në vijim. Gjithçka të faktuara, me zë dhe figurë, Fiksi vjen me risi në tema, por duke ndjekur me fanatizëm analizimin e fakteve.

Tashmë, sytë e veshët e shqiptarëve do të rikthehen në Top Channel, nga e hëna në të premte, pas edicionit qendror të lajmeve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Emisioniinvestigativ#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form