Hoxha në shkollën e dëmtuar nga tërmeti në Kamëz: Jemi në këto kushte falë qeverisjes së 'Rilindjes'

Report TV 2020-12-04

Views 0

Kreu i degës së PD-së Kamëz, Flamur Hoxha, ndodhet ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare ?Hillari Klinton?, e cila u prish nga tërmeti i 26 nëntorit, por sipas tij deri më 9 mars është zhvilluar mësim normalisht dhe pa probleme.

Ai tregon se në datën 14 shtator nxënësit e kësaj shkolle do të transferohen në shkollë tjetër me turne, kur në fakt mund të ishin në shkollën  e tyre që duhej të rindërtohej. Ai thekson se Rama ka thënë se në shtator do të rindërtohen të gjitha shkollat e shembura nga tëmeti, por nuk e ka mbajtur këtë premtim.
Hoxha gjithashtu ka marrë në intervistë edhe dy prindër që i kanë fëmijët në atë shkollë.

"Jemi sot këtu për të denoncuar një aferë korruptive. Këtu nuk ka fjalë. Këtu flet kjo gërmadhë e cila para disa muajsh ishte një shkollë funksionale. Nxënësit kanë zhvilluar mësim deri më datën 9 mars. Kamza ka nxënës, ka mësues, ka drejtues me shumë potencial por nuk ia vlen që ata t?i shpërblesh me të tilla gërmadha", tha Muharrem Lala, prind.

"Unë jam banor i vjetër i Kamzës. Lindur dhe rritur këtu. Tek kjo shkollë kam studiuar vetë, kanë studiuar fëmijët e mi dhe nipi e mbesa. Ata e shembën. Fëmijët ishin në shkollë, tani na thonë t?i çojmë në një shkollë në Bathore. Do të na shkojë gjithë dita për të ikur pas fëmijëve. Nuk e dimë se përse e shembën këtë shkollë. Vetëm për përfitime se rrugë tjetër s?ka", tha prindi Ylli Dushku.

Share This Video


Download

  
Report form