Rriten shifrat, 6 viktima dhe 135 raste te reja

RTV KLAN 2020-12-04

Views 0

Arrin në 312 numri i viktimave për shkak të koronavirusit në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë, mes tyre edhe një infermier, kanë humbur jetën nga Covid-19.

?Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve?.

Situata vijon të mbetet shqetësuese edhe në dy spitalet Covid, ku një numër i lartë pacientësh po marrin trajtim të specializuar mjekësor.

?Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar?.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 135 raste të reja pozitiv me Covid, duke e çuar në 10 101 numrin total të infektimeve në vendin tonë që nga shfaqja e pandemisë.

?33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh?.

Ndërsa 94 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e Covid-19, duke e çuar në afro 6 mijë numrin total të të shëruarve.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form