Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se shumë shpejt do të kemi një datë për zgjedhjet elektorale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se LSI-ja ka nevojë për energjinë e të rinjve dhe angazhimin e tyre.Ajo u ka bërë thirrje që të trokasin në dyert e shokëve dhe shoqeve për të siguruar vota.
"Shumë shpejt ne do të kemi një datë zgjedhjesh dhe kjo datë do të ketë një rëndësi shumë të veçantë për ju të rinjtë, sepse ne mendojmë që rinia shqiptare duhet të përfaqësohet në listat e deputetëve, duhet të përfaqësohet në vendimmarrje dhe duhet të përfaqësohet në qeverinë e ardhshme.
Unë do t?ju ftoja që të mos ndalonit në asnjë moment, do t?ju ftoja që të trokisnit në dyert e shokëve dhe shoqeve tuaja.
Kemi nevojë për ju, kemi nevojë për energjitë tuaja, kemi nevojë për mendjen tuaj, kemi nevojë për pasionin tuaj, por mbi të gjitha kemi nevojë që dëshirën tuaj dhe angazhimin tuaj për ta ndryshuar këtë vend, ju ta bëni realitet.
Jam e bindur që vetëm ju mund ta realizoni këtë gjë", shkruan Kryemadhi.