Arrihet marreveshja Kosove-Serbi ne Shtepine e Bardhe

RTV KLAN 2020-12-04

Views 1

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen me Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja është karakterit ekonomik dhe përfshin investime që shkojnë deri në 13 miliardë dollarë, ndërsa nuk përfshihet pika e shumëpërfolur e njohjes reciproke.

Menjëherë pas marrëveshjes, Trump ka konfirmuar se Izraeli edhe zyrtarisht ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të realizojë një vizitë në Kosovë dhe Serbi.

?Është ditë historike. Jam i lumtur të njoftoj se Kosova dhe Serbia janë zotuar për normalizimin ekonomik. Shumë vite, dekada do të thoja, pas një historie tragjike dhe të dhunshme dhe pas shumë negociatave të dështuara, administrata ime ka propozuar një mënyrë të re të shuaj ndarjet. Dy vendet kanë arritur një marrëveshje të madhe, diçka që askush nuk e ka besuar se do të jetë e mundur?.

Para se të hidhte firmat në dokumentin e dakordësuar, kryeministri i Kosovës falenderoi Presidentin Trump për angazhimin, ndërsa theksoi se kjo marrëveshje do ndikojë në normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

?Faleminderit Zoti president. Është një moment shume i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Ne kemi bërë një hap shume të rëndësishëm drejt njohjes reciproke të të dy vendeve. Ne jemi të angazhuar për të punuar së bashku, për të përmirësuar jetën e njerëzve tanë, të krijojmë vende pune e të ndajmë të njëjtat vlera?.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nënvizoi se marrëveshja e arritur do të sjellë më shumë stabilitet dhe përfitime për qytetarët.

?Jeni duke bërë një punë shumë të mirë me angazhimin tuaj në këtë çështje për të sjellë stabilitet në rajon. Ne e vlerësojmë shumë rolin tuaj dhe të njerëzve tuaj. Ky është një hap i madh dhe unë jam mirënjohës kundrejt jush. Ne nënshkruam zonën ekonomike të unifikuar, që do të sjellë përfitime për njerëzit tanë?.

Por për të arritur deri te nënshkrimi i saj, delegacioni i Kosovës ka pasur përplasje gjatë paradites pasi ministrat e AAK-së të cilët e kanë kundërshtuar atë.

Vetë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kundërshtoi gjatë ditës përfshirjen në këtë marrëveshje të liqenit të Ujmanit, duke refuzuar që si pjesë e koalicionit qeverisës të përkrahë këtë marrëveshje.

Presidenti Hashim Thaçi menjëherë, pas arritjes së dakordësisë në Washington, falenderoi Presidentin Trump për angazhimin, si dhe për rolin që kanë luajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë gjithë historisë së Kosovës që nga çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës dhe te themelimin e ushtrisë.

Nënshkrimin e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa. Ndërsa PDK shprehet e pakënaqur duke thënë se kjo marrëveshje nuk siguron njohje e as ulëse në OKB.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagra...

Share This Video


Download

  
Report form