Policia në aksion! Arrestohen 13 persona dhe pezullohen 46 leje drejtimi në 24 orë

Top Channel Albania 2020-12-04

Views 0

Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton se ka pezulluar 46 leje drejtimi, 13 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe janë vënë 1424 masa administrative.


Përgjatë fundjavës, Policia Rrugore do shtojë prezencën e saj në të gjitha akset rrugore nacionale dhe kryesisht në ato bregdetare, duke monitoruar qarkullimin me anë të dronëve, radarëve dhe patrullimeve me patrulla civile.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 14 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

193 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 94 për përdorim të celularit, 86 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 423 masa për parkime të gabuara, 12 masa për shkelje të semaforit, 62 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 234 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Drejtoria e Policisë Rrugore, 4 shtator 2020

46 leje drejtimi të pezulluara, 13 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1424 masa administrative.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me radar e darger dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 32 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar!!

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 14 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 drejtues mjetesh, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 299 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 17 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

193 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 94 për përdorim të celularit, 86 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 423 masa për parkime të gabuara, 12 masa për shkelje të semaforit, 62 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 234 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Janë bllokuar 14 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 masa administrative.

Përgjatë fundjavës, Policia Rrugore do shtojë prezencën e saj në të gjitha akset rrugore nacionale dhe kryesisht në ato bregdetare, duke monitoruar qarkullimin me anë të dronëve, radarëve dhe patrullimeve me patrulla civile.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen...

Share This Video


Download

  
Report form