#tvora #rtvoranews
Banorët e Pallatit nr.784 në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit denoncojnë se procesi i rindërtimit të shkollës ?Qemal Mici? ka dëmtuar objektin ku jetojnë.
?Atë që s?na e bëri tërmeti, po na e bën shteti?, shprehet banori.
Ata thonë se pallati i rezistoi me dëme të lehta tërmetit të 26 nëntorit, por jo hapjes së themeleve për shkollën që po ngrihet ngjitur më të.
?Është hapur pallati brenda nga punimet që na bëjnë këtu për ndërtimin e shkollës. Janë çarjet nga punimet që po bëhet shkolla. Na kanë rënë dy tërmete dhe nuk kemi pasur asnjë lloj dëmtimi?
?Gjatë tërmetit që ra me 26 Nëntor nuk kishim në banesë këto lloj dëmesh?, shprehen banorët e pallatit.
Siç tregojnë pamjet, çarjet në mure arrijnë në disa centimetra, ndërsa banorët dëshmojnë se ata vijojnë të thellohen.
?Andej nga brenda ta fusësh dorën, del lepuri përjashta, është çarë komplet?
?Në kat të pestë është akoma më keq sepse është hapur në formë V?, thonë banorët
Në këtë pallat jetojnë 10 familje që thonë se ndjehen të kërcënuar.
Banori i pallatit: ?Deri tani unë po rri me frikë se kam atë ndjesinë e tërmetit?
Në këto kushte kanë kërkuar ndërprerjen e punës dhe vlerësimin e situatës.
?Kërkojmë që të marren masa, të na jepet garanci për palltin nëse do të rrimë brenda apo të dalim jashtë?
?Ato duhet të ndalojnë punimet e para e punës dhe të fillojnë direkt të na rikonstruktojnë shtëpinë? , shprehen banorët e pallatit
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ate-qe-sna-e-beri-termeti-po-na-e-ben-shteti-rindertimi-i-shkolles-u-demton-pallatin-banoreve-ne-durres/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv