#tvora #rtvoranews
Arti i tatuazhit ka një histori mijëvjeçare. Me kalimin e viteve ky art po bëhet më i pranishme dhe i pranueshme nga të gjitha brezat.
Mëngjesin e sotëm në emisionin ?Ditë e Re? në RTV ORa kanë qenë të ftuar dy profesionistët e kësaj fushe, Xhenis Dhima dhe Erkin Bedo.
Ata folën mbi bërjen e tatuazheve, zonat ku njerëzit preferojnë t?i aplikojnë dhe deri te buxheti sa të përballueshme janë për xhepin e shqiptarve.
Xhenis u shpreh se mentaliteti i popullit shqiptar mbi bërjen e tatuazheve këto dy vitet e fundit ka ndryshuar goxha.
?Në Shqipëri kohët e fundit, flas nga eksperienca ime, të paktën në dyvjeçarin e fundit ka ndryshuar goxha pjesa e mentalitetit nga më të vjetrit, nga më të rrinjtë, adoleshentët , në dyvjeçarin e fundit ka pasur një zhvillim shumë të madh. Ndikohen shumë nga ftubollistët nga artistët?- tha ajo.
Gjithashtu përveç kësaj ajo shtoi se më guximtarët janë adoleshentët të cilët eksperimentojnë me trupin e tyre dhe kërkojnë tatuazhe në zona që dhimbja është më e madhe. Si Xhenis ashtu dhe Erkin para se të fillojnë bërjen e një tatuazhi përpiqen që sidomos adoleshentëve t?i këshillojnë dhe të mendohen dhe një herë për pjesët ku dëshirojnë të bëjnë tatuazhin.
?Shoh që adoleshentët janë shumë herë më guximtar të cilët kërkojnë tatuazhe te pjesa dorës dhe te pjesa qafës, guxojnë tmerrrësisht shumë. Ne që merrremi me këtë punë i rekomandojmë që të kenë kujdes me vendet ku dëshirojnë të bëjnë tatuazhin pasi nesër pasnesër mund të bëhen pishman. Rekomandojmë që mos bëhen tatu në vende të dukshme pasi një person 18 vjeç akoma nuk e di ca drejtimi do të marrë në jetë dhe me çfarë ambiente do të ndeshet më vonë?- tha Xhenis dhe Erkin.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/nga-vendet-me-intime-deri-te-mosha-me-ekstreme-shqiptaret-bejne-tatuazhe-ku-sju-shkon-mendja/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv