Ora News - Kufiri detar me Greqinë, Zaganjori: Zgjerimi nuk bëhet në mënyrë të njëanshme

Ora News Lajme 2020-12-04

Views 1

#tvora #rtvoranews

Në Shqipëri, Profesori i të Drejtës ndërkombëtare dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, thotë se vendimi apo nisma e Greqisë për të zgjeruar ujërat territoriale në Jon deri në 12 milje, nuk mund të shtrijë efektet në mënyrë të njëanshme mbi ishujt apo masat shkëmbore.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, zoti Zaganjori shpjegon se në rastin e ishujve, ndiqet zbatimi i parimit të barazisë.

Ai vlerëson se propozimi i Greqisë çon në bisedime mes palëve për përcaktimin e hapësirave detare mes dy vendeve, dhe kjo duhet përshëndetur.

Zëri i Amerikës: Zoti Zaganjori, së pari ju falenderoj për mundësinë e kësaj interviste. Si Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, çfarë përfaqëson sipas jush vendimi i qeverisë greke për të zgjeruar deri në 12 milje, kufirin e saj detar?

Prof. Xhezair Zaganjori: Faleminderit për mundësinë për t?u shprehur për këtë problem. Unë nuk përfaqësoj ndonjë institucion. Flas si pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare. Por meqënëse e njoh problemin si pedagog por dhe për vendimin që përmendet aq shumë, kam qenë relator i çështjes dhe e kam hartuar vendimin, do përpiqem të jap mendimet e mia.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS