Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë duke e bërë përgjegjëse për braktisjen e bizneseve vendase gjatë pandemisë dhe çuarjen drejt falimentimit.
Salianji tha se Rama u mohoi atyre të drejtën legjitime të çdo taksapaguesi për t?iu dhënë ndihmë apo shërbim atë që më herët ua ka marrë me mbi-taksime dhe pasi ua merr taksat, u lë dhe barrën e pagesës së taksave të mëtejshme, pastaj pagat e punëtorëve dhe çdo detyrim tjetër.Më tej Salianji i cilësoi kushtet e garancisë sovrane qesharake dhe të pamjaftueshme. Sipas tij, tatimorët janë lëshuar si xhambazë anë e kënd vendit duke kërcënuar me falimentim ose gjoba të frikshme.
"Armiku i vërtetë i biznesit është Edi Rama, njeriu që pasi ka zbrazur arkën e shtetit nga babëzia për të vjedhur taksat e shqiptarëve me koncesione dhe PPP, i është vërsulur bizneseve vendase. Ka lëshuar armatën e taksidarëve që kanë nisur terrorizimin e biznesit vendas, veçanërisht prodhues.
Kjo vjen pasi biznesi dhe të punësuarit në të nuk u ndihmuan nga qeveria përgjatë gjithë pandemisë, madje u përjashtuan nga paketat ndihmëse duke u mohuar atyre të përfitojnë nga paketa e ndihmës qeveritare. Rama u mohoi atyre të drejtën legjitime të çdo taksapaguesi për t?iu dhënë ndihmë apo shërbim atë që më herët ua ka marrë me mbi-taksime. Pasi ua merr taksat, u lë dhe barrën e pagesës së taksave të mëtejshme, pastaj pagat e punëtorëve dhe çdo detyrim tjetër. Në fund gjoja i ofron një garanci sovrane kushtet e të cilës janë qesharake dhe të pamjaftueshme!