Punëtorët e naftës duan pagat! Protesta para Uzinës së Ballshit, përplasen me policinë

Top Channel Albania 2020-12-04

Views 3

Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit protestojnë për 22 pagat e munguara, nënshkrimin e kontratës individuale me punëdhënësin dhe rifillimin e punës në uzinë.


Ata thonë se rafineria është pronë e tyre dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat, do të tërheqin librezat e punës.

Protestuesit u tensionuan pas mbërritjes së drejtuesve të Rafinerisë në ambientet e protestës. Ata kapërcyen kordonin e policisë duke tentuar të hynin në ambientet e uzinës.

Pas përplasjes me forcat e policisë dhe FNSH-në, protestuesit u qetësuan me të marrë premtimin se do të filloje nënshkrimi brenda dy ditëve i kontratave individuale. Ndërsa ditën e hënë iu tha se do të marrin edhe pagën e prapambetur.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Proteste#Ballsh#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form