#tvora #rtvoranews
Covid-19 përpos problemeve të cilat dihen tashmë nga të gjithë, luan një rol të rëndësishëm edhe në psikologjinë e njerëzve.
Kjo është një temë e cila ditët e fundit është mjaft prezentë në mediat tona, i ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë çështje ditën e sotme në emisionin ?Ditë e Re? në RTV Ora ka qenë i ftuar në një lidhje drejtpërdrejt me skype sociologu, Gëzim Tushi.
Ai foli gjatë për gjendjen shëndetësore psikologjike të pacientëve të infektuar me Covid-19 duke dhënë dhe disa këshilla me situatën dhe përceptimin nga ana psikologjike përsa i përket situatës të koronavirusit.
Moderatori Arjon Muça solli në vëmendje edhe njëherë rastin e djalit të infektuar me koronavirus i cili i dha fund jetës së tij në spitalin Shefqet Ndroqi. Edhe një tjetër pacient 65 vjeçar ka kryer vetëvrasje në po të njëjtin spital pasi ishte në gjendje të rënduar mendore.
Në lidhje me këto dy raste, Gëzim Tusha u shpreh se kjo situatë është tepër serioze dhe nuk duhet lënë neglizhente nga organet përkatëse pasi virusi meriton një vëmendje më të madhe. Në spitalet Covid kemi të bëjmë me pacientë të cilët janë të vetmuar dhe gjendja e tyre mendore rëndohet. Për këtë arsye atyre u lind nevoja që t?u jepet një ndihmë dhe një trajtim i specializuar për shëndetin e tyre mendor.
?Situata që po kalojmë me Covid-19 është situatë serioze dhe ky lajm që sapo përmendët është një lajm i keq i cili duhet të na bëjë të mendojmë se pikërisht këto situata që po kalon shoqëria shqiptare, shtrirja zgjerimi dhe intesiteti i virusit në shoqërinë tonë dhe globalisht është një rrezik eminent i cili duhet vlerësuar akoma dhe më shumë. Kam përshtypjen se ka një mungesë vëmendje, ka një lloj mendjelehtësi, një lloj shkujdesje e cila natyrisht ka pasoja sociale dhe mjekësore. Rasti i humbjes të 65 vjeçarit i cili nuk mundi të kontrollojë veten është e lidhur me shumë faktorë emocionalë. Pasi biografia emocinale e çdo individi është unikale dhe kjo duhet vlerësuar në këto ditë sidomos në spitalet covid ku situata është e agravuar. Gjendja e njerëzve të cilët janë të infektuar dhe situata e tyre varjon nga ajo më e lehta deri te ata në një gjendje më terminale duhet vlerësuar drejt. Sepse kemi të bëjmë me njerëz të cilët janë të vetmuar, dhe keni parasysh se vetmia spitalore veçanërisht vetmia në spitale epidemike ku gjendja është shumë serioze lind nevoja që atyre t?u jepet një ndihmë për shëndetin mendor?? tha ai.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/vetevrasjet-ne-spital-gezim-tushi-koronavirusi-nuk-rrezikon-vetem-frymemarjen-por-edhe-shpirtin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2...