Pas pushimeve, çfarë duhet të dini për shëndetin psikologjik dhe kujdesin e lëkurës

RrezeDielliOfficial 2020-12-04

Views 0

Të kthehesh pas pushimeve në rutinën e përditshme është e vështirë jo vetëm psikologjikisht por edhe për trupin dhe lëkurën tonë. Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar dermatologia Violeta Dajçi, e cila shpjegoi rutinën që duhet të përdorim pas pushimeve duke qenë se dielli përpos benefiteve që jep në lëkurë, ka edhe efekte anësore, të cilat mund të mbeten në lëkurë për jetë nëse nuk kurohen në kohë, nëpërmjet kremrave të ndryshëm.
?? Në këtë periudhë rekomandohet që lëkura të hidratohet më shpesh ose më shumë se normalisht, të bëhen skrabe normalisht, në të gjithë lëkurën e trupit por edhe të fytyrës, por këtu po flasim më shumë edhe për lëkurat në përgjithësi, në të gjitha moshat një llojë skrabi që mund të bëhet edhe pa shpenzimve ekstra mund të themi, por me vaj ulliri dhe sheqer është një ndër skrabet më efektiv dhe të shëndetshëm, që bëhet për të gjithë trupin. Kjo gjë mund të bëhet një ose dy herë në javë kur futeni në dush, kur lëkura zbutet sidomos kur lajmë dhe flokët në dush, atëherë kur rrijmë më gjatë, lëkura zbutet dhe këto qeliza të vdekura kanë vetinë të bien?? shprehet ajo.
Por sa të përshtatshme janë maskat e fytyrës në kushte shtëpie?
Dermatologia Violeta Dajçi thotë se një produkt thithet nga lëkura kur është I përpunuar. Lëkura jonë nuk thith cdo gjë që ne vendosim në të, ajo ka një barrier mbrojtëse që përzgjedh ato që do kalojnë dhe ato që do futen brenda , dhe këto lidhje kimke të ndodhin,duet që patjetër kremrat maskat që vendosim në lëkurë ta kenë këtë lidhje kimike dhe të veprojnë me shtresën mbrojtëse të lëkurës ose përzgjedhëse të atyre që do futen?? shprehet ajo.
Ndërsa bën thirrje që të keni kujdes nga maska e fytyrës me hudhra që është përhapur në internet kohët e fundit pasi është aq e dëshmë që con deri ne djegie të lëkurës së shkallës së dytë.
?? E them këtë sepse shumë pacientë më janë drejtuar sepse I ka shkaktuar djegie në lëkurën e tyre. Pra jo cdo gjë që lexoni, shikoni, se ndoshta ti vendosësh në lëkurë është dicka tjetër dhe jo cdo gjë duhet ta merrni shabllon. Nuk them se asgjë nuk përthithet, psh. pot hemi kastraveci që njerëzit e përdorin në masë, I vendosin lëkurat e kastravecit në fytyrë, ne e dimë që kastravecin dhe kur e hamë nuk është se ka ndonjë vlerë të madhe ushqyese por ka shumë ujë, e hidraton shumë organizmin tonë, prandaj rekomandohet të hahet shumë. Dhe këtë gjë bën edhe në lëkurë, ai e qetson lëkurën, duke qenë I freksët dhe duke patur shumë ujë. Në një masë edhe përthithet ai uji që ai përmban por nuk është se ka ndonjë efekt tjetër.
Të kthehesh pas pushimeve është tepër e vështirë, pasi duhet t?i rikthehemi rutinës sonë, në punë dhe në angazhimet e tjera të përditshme, të cilat ndikojnë mjaft në psikologjinë tonë. Por si mund ta shmangim këtë, psikologia Jonid Haxhiu u shpreh se në fakt kemi nevojë për pak pushim pas pushimeve, kjo për të shmangur stresin dhe ndryshimin e menjëhershëm, psikologjikisht cdo ndryshim i menjëhershëm të shkakton stres.
?? Kështu që pë...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS