Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Debati i mbrëmshëm midis dy kandidatëve për krybashkiak të Tiranës, Rama dhe Mustafaji, i cili u transmetua drejtpërsëdrejti në TV Klan, nga dhe ku u arrit një numër rekord shikuesish, ka mbyllur edhe fazën e debateve të kësaj fushate zgjedhore. Drejtori i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Sotiraq Kroni, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur sot rezultatet pozitive të debateve të zhvilluara.
Janë zhvilluar 9 debate, 4 nga të cilat janë transmetuar nga TV Klan. Sipas drejtorit Kroni, zhvillimi i këtyre debateve, në praninë e mbështetësve të çdo kandidati ishte një tjetër risi që kultivon pranimin normal të alternativave, në përkrahësit e politikës, veçanërisht në qytetet Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Fier e Gjirokastër.
Me posterin ?Normalitet zgjedhor?, sipas projektit tonë u shpreh Kroni, ne synojmë të arrijmë një raport midis forcave politike. Përsa i përket angazhimeve të tjera elektorale, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ka regjistruar 16 vëzhgues afatgjatë në 11 rrethe të vendit, për të përcjellë situatën zgjedhore në Shqipëri./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/