Ora News - “Deti është i joni”, persona të armatosur dhe me maska djegin flamurin grek

Ora News Lajme 2020-11-05

Views 0

#tvora #rtvoranews

Në mesin e një debati mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e kufirit detar vjen një akt vandal.

Në një video që qarkullon online nëpër rrjete sociale duken persona të maskuar dhe të armatosur që djegin flamurin grek.

Video e cila pretendohet se është realizuar në Ksamil, është shpërndarë në internet me mbishkrimin: ?Mesazh për grekët nga jugu i Shqipërisë. Deti është i joni? (Ksamili).

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta, me anë të një letre zyrtare, që Rtv Ora e disponon, i kërkoi informacion Ramës mbi deklaratën e kryeministri grek Mitsotakis për t?i zgjeruar ujërat territoriale të saj me 12 milje në detin Jon.

Ndaj kryeministrit Rama, Presidenti kërkoi llogari për qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe nëse qeveria është në dijeni të pasojave që mund të shkaktojë ky vendim.

?Kërkoj informacion mbi komunikimin me kryeministrin e Greqisë apo zyrtarë të tjerë mbi këtë çështje. Kërkoj informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj vendimit të Greqisë për t?u zgjeruar dhe pasojave që mund të rrjedhin prej tij, përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Kërkoj informacion për veprimet që do ndërmarrë qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë? shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/deti-eshte-i-joni-persona-te-armatosur-dhe-me-maska-djegin-flamurin-grek/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form