Rama-deputeteve: Reflektoni, momenti i duhur per nje ristart tek PS-ja

RTV KLAN 2020-11-05

Views 1

Partia Socialiste ka nisur sot zyrtarisht sezonin e ri politik. Kryeministri Edi Rama mblodhi në Elbasan të gjithë grupin parlamentar pothuajse një javë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Gjatë fjalës që mbajti para deputetëve, kryeministri u la disa porosi të rëndësishme. Një ndër to ishte reflektimi, kërkesa e llogarisë tek vetja si dhe të mendojnë se çfarë kanë për të dhënë akoma për vendin.

?Këtu jemi mbledhur që t?ju ftoj në një reflektim të thellë, por të shpejtë, të cilin sot dua që ta nisim për ta kryer në javët e ardhshme bashkarisht, secili individualisht dhe sëbashku në grupet më të vogla. Një reflektim si do ta vazhdojmë përpjekjen tonë në çdo drejtim, si skuadër dhe si individ dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat me bindjen e nevojshme për një mandat të tretë. Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht me zë të lartë atë që jam mësuar ta bëj me veten rregullisht. Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë në këtë sezon, për të merituar respektin e atyre që më besuan të bindur privilegjin e drejtimit të Shqipërisë? Shqiptarët e kanë të qartë që nuk e kanë sot për sot një kryeministër më të mirë, por a jam unë kryeministri më i mirë që unë mund të jem për ta? Po ju a jeni deputetët më të mirë që ata mund të kenë sot për sot në territoret ku ju kanë zgjedhur??

Kreu i qeverisë deklaroi se PS-ja është alternativa më e mirë për shqiptarët. Megjithatë ai u shpreh se ata mund të bëjnë më shumë. Ai u shpreh se është i gatshëm që t?u tregojë shqiptarëve që ka akoma më shumë për të bërë. Kreu i qeverisë foli edhe për deputetët që do të jenë pjesë e skuadrës rozë për një mandat të tretë. Mënyra e përzgjedhjes do të jetë përmes një platforme dixhitale ku do të vlerësohen të gjitha kandidaturat.

?Dua të di mendimin e gjithë familjes sonë në gjithë Shqipërinë. Dua ta di sa më parë ndërkohë që e gjithë partia do të hyjë në betejën më të madhe të një mandati. Prandaj besoj që duhet shumë shpejt të biem dakord për metodikën brenda familjes nga e gjithë familja. Fatmirësisht kemi një platformë dixhitale, kemi një bazë të dhënash me efektivitet. Nuk e kam fjalën për votim online por për vlerësim online. Vlerësimi do të jetë dinamik. Ne nuk jemi një parti e mbyllur pavarësisht se prirjet për t?u hapur janë pjesë e organizimit të partisë sonë?.

Sipas kreut të qeverisë, aktualisht të gjithë deputetët duhet ta konsiderojnë veten jashtë Kuvendit si kandidatë për deputetë. Ai që duhet të jetë pjesë e ekipit të tij duhet të japë maksimumin. Kryeministri tha se ky sezon politik është momenti i duhur për një rinisje energjish të reja në Partinë Socialiste.

?Nuk dyshoj se nëse do të votohej këtë të dielë ne do ti fitonim zgjedhjet por nuk besoj se do ti rifitonim të gjitha zemrat e atyre që na kanë votuar, apo atyre që s?na kanë votuar dhe nuk kanë për të votuar ndonjëherë atë grup forcash që ne kemi përballë. Këtë të dielë do të merrnim më pak vota se meritojmë ndërsa ata do të marrin më pak vota se tre vjet më parë. Pse do merrnim më p...

Share This Video


Download

  
Report form