TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit nis sot zyrtarisht punën! Me anë të një mesazhi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e ka cilësuar marrjen e detyrës në krye të BKH, të Aida Hajnës si një hap shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, por edhe për rolin e gruas. SHBA vlerëson profesionalisht Hajnaj si drejtuesja e parë në këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë, teksa liston sprovat që ka kaluar për të mbërritur në majën e FBI-së shqiptare.