Jemi pa shtëpi, në ditë të sikletit”, banorja në Thumanë: Na sorollatin, lekët i marrin ata me vila

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixha në Thumanë, e cila thotë se shteti e ka lënë në haresë totale dhe nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme.


Edhe çadrën ku rri ajo bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj e ka siguruar vet nga bizneset e zonës. Lirie Xhixha shprehet se jetesa në çadër është shumë e vështirë sidomos për fëmijët, dhe mungesa e zgjidhjes para dimrit tjetër, i ka bërë që të kalojnë ditët në siklet të madh dhe në depresion.

?Jam banore e Thumanës mbi 120 vjet. Jam vendalie në tokën e Thumanës, me xhaxhat, me vëllezër me motra, me të gjithë njerëzit. Pse pikërisht ky shtet të mos na i bëjë shtëpiat ku i kemi. Ne i duam shtëpiat ku i kemi tokat tona. Unë i kam tokë babe. Nuk kam në tokë ngatërresa, kam tokë babe. Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën. Në në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrenjtë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek spo marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë nga 5 miljon lek dhe nuk kanë asnjë gërvishtje, po ne kush jemi??.

Thumana ishte një nga vatrat që pati më shumë dëmtime dhe viktima nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorët, të cilët shtëpitë i kanë të pabanueshme, edhe pas 9 muajve nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga shteti.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#Thumane#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS