Top News - Zgjedhjet në Malin e Zi/ Në pikëpyetje fitorja e Gjukanoviç

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 0

Pas gati tri dekadash në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi, e cila udhëhiqet nga presidenti pro-perëndimor i këtij vendi, Millo Gjukanovic, përballet me mundësinë e humbjes në zgjedhje. Shanset për të fituar pushtetin i kanë partitë opozitare që i lidh nacionalizmi serb dhe orientimi pro-rus. Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi u zhvilluan të dielën, me një pjesëmarrje prej më shumë se 75% të qytetarëve. Rreth katër orë pas mbylljes së vendvotimeve, Gjukanovic iu drejtua mbështetësve në Podgoricë, duke thënë se partia e tij do t?i pranojë rezultatet zgjedhore, porse do të presë rezultatin përfundimtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Dallimi mes dy forcave që kanë marrë vendet e para në zgjedhje është aq i vogël, saqë një votë në përbërjen e ardhshme parlamentare mund të sjellë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. ?Do të presim të shohim se kush do ta ketë atë votën e 41-të?, tha Gjukanovic qw shtoi se partia e tij do të mbetet luftëtare e palëkundur për të ardhmen evropiane të Malit të Zi. DPS-ja e Gjukanovicit përballet në këto zgjedhje me aleancën "Për të Ardhmen e Malit të Zi", të përbërë kryesisht nga parti nacionaliste serbe që dëshirojnë marrëdhënie më të afërta me Serbinë dhe Rusinë. E udhëhequr nga profesori Zdravko Krivokapic, aleanca mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe me influencë, e cila organizon protesta të përditshme kundër një ligji të miratuar dhjetorin e kaluar që i lejon shtetit të konfiskojë pronat fetare, për të cilat nuk mund të provohet pronësia historike. Parlamenti malazez ka 81 vende. Dy koalicionet shqiptare që garuan në zgjedhje, fituan nga një mandat.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MilloGjukanovic#Zgjedhjet#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form