#tvora #rtvoranews
Fundjava e fundit e gushtit risolli mbrëmjen e kësaj të diele edhe njëherë problematiken e trafikut në aksin rrugor me problematik të viteve të fundit, Orikum-Uji i Ftohtë.
Për shkak te fluksit të lartë të automjeteve që kthehen në vendbanimet pas pushimeve por edhe për shkak të problematikës së rrugës së ngushtë, ku për një aks rrugor 25-30 km duhen më shumë se 90 minuta.
Vargu i automjeteve shkon deri në disa km teksa fluksi i lartë i tyre ka bërë që situata të mos pqrballohet.
Ka polici në pikat kyçe te ketij aksi rrugor por totalisht e pafuqishme pasi ngushtësia e rrugës dhe punimet në hyrje të Lungomare 2 në Ujin e Ftohtë gjatë gjithë sezonit turistik e kanë vështirësuar situatën, duke mos u dhënë mundësinë automjeteve të manovrojnë.
Dyndja e pushuesve për të dalë nga bregdeti i Shëngjinit ka krijuar trafik të rënduar edhe në rrugën Shëngjin-superstradë dhe në drejtim të Milotit.
Fluksi i lartë i automjeteve ka nisur që prej oreve të pasdites dhe vijon të jete prezent, duke sjellë shpesh herë dhe bllokim total te qarkullimit.
Një numër i konsiderueshem efektivesh të policisë rrugore janë vendosur në disa pika dhe po ndihmojne në lehtësimin e levizjes.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/mbyllen-pushimet-radhe-kilometrike-makinash-ne-vlore-dhe-shengjin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv