Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre, deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.Ai ka thënë se në këtë ditë kujtohen "1647 qytetarët tanë të pagjetur"."Bashkësia ndërkombëtare duhet t?i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t?i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë", ka shkruar Thaçi në Facebook, duke shtuar se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre. ?Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje", shton ai. Kosova vazhdon të ketë 1,643 persona të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-?99.Familjarët e personave të pagjetur thonë se kanë humbur shpresën se të afërmit e tyre do të gjinden ndonjëherë. Të vetmen shpresë ata e kane varur tani tek bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HashimThaci#Kosove#TopChannel