Të dish të lozësh dhe të jesh i gëzueshëm, është një anë e karakterit që mund të edukohet, dhe përmirëson shumë cilësinë e jetës. Pra kush ka një natyre energjike dhe lozonjare, nuk mërzitet dhe ka aftësinë të shndërrojë çdo situatë të pakëndshme të përditshmërisë në eksperiencë argëtuese ose përfshirëse. Sipas studimeve të kryera deri më sot, të rriturit që kanë këtë aftësi, janë kryesisht njerëz shumë kuriozë, preferojnë lojërat e fjalëve e argumenteve, lojërat psikologjike dhe janë në gjendje të përshtaten e të shohin anën pozitive të çdo situate.
Studimi i fundit i kryer mbi 533 vullnetarë, të vëzhguar për 12 javë e të ndarë në grupe, ka nxjerrë në pah se njeriu kur ushtrohet për të ç?dramatizuar çdo ndodhi, dhe të kthejë në interesante e me nota pozitive çdo eksperiencë, arrin ta përfitojë dhe ta bëjë të vetën.
Deri më sot kjo gjë nuk ishte vërtetuar asnjëherë, dhe studiuesit e një grupi universitetesh që kanë punuar për këtë punë kërkimore, kanë vërtetuar se kjo gjë mund të arrihet. Ata thonë se njeriu arrin të plazmohet edhe në moshë rritur, dhe të përmirësojë humorin e tij, madje edhe t?i bëjë të vetat në anën karakteriale sjelljet pozitive e lozonjare. Studimi është publikuar në revistën shkencore ?Applied Psicology: Health and Well-Being?, dhe mban firmën e një bashkëpunimi të Martin Luther King University Halle Wittenberg, Universitetit të Zyrihut dhe atë të Pensilvanisë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/