TIRANË- Sot e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm është me sy e veshë nga stadiumi ?Air Albania?. Duke nisur nga ora 20:00 luhet ndeshja e turit të dytë kualifikues e Champions League ku Tirana kampionia e Shqipërisë sfidon serbët e Crvena Zvezda. Çdo gjë është gati dhe bardheblutë janë tepër optimist për një kualifikim historik për në turin e tretë. Skuadra është stërvitur dje në ?Selman Stërmasi? dhe futbollistët janë gati për ndeshjen e madhe. Trajneri Emmanuel Egbo është shfaqur plot besim në konferencën zyrtare duke thënë se shanset janë të barabarta dhe Tirana do tentojë kalimin më tej.