Fatos Nano: Kabineti Meta do te vazhdoje qeverisjen dhe pas fitores se 1 Tetorit (8 Shtator 2000)

RTV KLAN 2020-11-05

Views 2

Lajme Arkiva 2000
Kabineti Meta do të vazhdojë të qeverisë dhe pas 1 tetorit sepse socialistët e kanë të sigurtë fitoren dhe në zgjedhjet lokale. Në bilancin e fazës së parë së fushatës, kryesocialisti Nano paralajmëroi organizimin e 36 mitingjeve të tjera elektorale në sheshet e qyteteve të Shqipërisë në 12 ditët e fundit të shtatorit. Nano denoncoi manipulimin e listave të votuesve nga pushtetarët lokalë demokratë në Durrës dhe Tiranë duke lënë të paregjistruar qytetarët. Nano iu kundërpërgjigj gjithashtu akuzave të Berishës në mitingun e Fierit.
"Vlora kishte datat korrik-gusht 1998. Janë fakte të vërteta që akuzojnë Berishën. Janë dokumentet e fundit që ndodheshin mbi tryeza pune dhe pasaporta në 14 shtator 1998. Natyrisht nuk më shqetëson dekonspirimi i turmës për këto dokumenta arshivash ligjore dhe të administruara për të gjithë administratat dhe brezat që vidhnin, por vazhdon të na bezdisë fakti që ky njeri preferon të marrë dokumentet duke sulmuar zyrat dhe nuk i përgjigjet asnjë ftese formale zyrtare legjitime të autoriteteve të zgjedhura nga shumica e shqiptarëve për të marrë në duar programe lista zgjedhësish projekte dhe dokumente të cilat i ofrohen dhe opozitës për të shprehur aftësinë e saj dhe përgjegjësinë e saj që e çon vendin më përpara."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form