Kaosi ne Kakavije, Meta: Pergjegjesia bie mbi Qeverine, nuk informoi qytetaret |Lajme-News

RTV KLAN 2020-11-05

Views 0

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar Qeverinë Rama për kaosin e krijuar në Kakavijë me emigrantët shqiptarë të cilët kërkonin të kalonin drejt Greqisë.

Në një konferencë shtypi, Meta tha se qeveria nuk informoi qytetarët për rregullat e reja të lëvizjes që kishte vendosur Greqia.

?Situata në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësinë e pa ushtruar nga ana qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj. Është përgjegjësia e saj parësore të marrë të gjitha masta dhe të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë informacioni u është dhënë njerëzve për ata që udhëtojnë jashtë vendit? A ka patur njoftim nga ana e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi kuotën e leje-kalimit mbi 750 persona në ditë? Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin. Radhët e gjata kilometrike janë të pajustifikuara nga autoritetet tona. Një qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave te jashtëzakonshme, por ajo i parandalon situata të tilla. Askush nuk i informoi qytetarët dhe për më tepër qeveria i fajësoi edhe vetë qytetarët dhe kjo është e pafalshme dhe e papranueshme?.

Meta u shpreh gjithashtu se edhe ai vetë ndërmori veprime për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës humanitare në pikën doganore.

?Nga ana e Presidentit janë bërë të gjitha veprimet e duhura, jo vetëm publikisht që kanë qenë shumë të rezervuara për të mos ndikuar në një debat të panevojshëm, duke qenë se ishte një çështje shumë e madhe humanitare. Ky nuk ishte rasti i parë, ishte dhe në Kapshticë, në të gjitha rastet Presidenti ka bërë përpjekjet e tij më të mira që të parandalojë çështje të tilla?.

Në mbyllje të fjalës së tij, kreu i shtetit kërkoi ndjesë në emër të shtetit shqiptar për të gjithë qytetarët që për ditë të tëra kaluan momente tepër të vështira në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Për 5 ditë me radhë, në pikën doganore të Kakavijës u krijuar një radhë 10 kilometra me emigrantë shqiptarë që kërkonin të ktheheshin në Greqi. Situata u qetësua në orët e para të mëngjesit të sotëm kur kaluan edhe qytetarët e fundit që kishin mbetur në radhë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form