Policia jep detajet, 7 të arrestuar për sulmin me armë ndaj 'Volorekës', 1 në kërkim!

Report TV 2020-11-05

Views 1

Shkon në 7 numri i personave të arrestuar për sulmin me armë ndaj hotel "Voloreka". Në pranga kanë rënë Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja. Ato u arrestuan në Linzë, në Tiranë. Iu gjetën 4 armë zjarri, pistoletë, një thikë, dokumente të falsifikuara dhe armë. Janë gjetur edhe armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Sipas policisë, ata kishin qëllim të vrisnin djalin e pronarit. 

"Operacioni nga DVP Korçë, Komisariati i Policisë Pogradec, DVP Tiranë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Shkon në 7 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.
 
Kapet dhe vihet në pranga organizatori tjetër i ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ekzekutori i saj dhe një bashkëpunëtor i tyre.
 
Ekzekutori i ngjarjes, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë.
 
Sekuestrohen armë zjarri, armë të ftohta, armë gjuetie, sasi me municion luftarak, krehra, dokumente të dyshuara si të falsifikuara dhe sasi monetare.
 Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Pogradec, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të një hoteli dhe makinave të pushuesve, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Share This Video


Download

  
Report form