#tvora #rtvoranews
Në një intervistë në Ora News, pedagogia e gazetarisë Jonila Godole tha se vitet e fundit, sidomos nën qeverisjen e Ramës, ka pasur një përkeqësim për lirinë e medias.
Gondole u shpreh se AMA dhe ISHSH bënë përpjekjen e parë për të goditur Ora News si një zë kritik ndaj qeverisë.
Ajo shtoi se në këtë pikë jemi në cenimin e lirisë së medias në vend, se publiku merr informacione që vijnë vetëm nga burimi i qeverisë.
Jonila Godole: Vitet e fundit është parë një tentativë për të penguar fjalën e lirë dhe për të censuruar kritikat nga qeverive. Kjo ka ardhur duke u përkeqësuar vitet e fundit të qeverisjes së socialistëve. Dua tu kujtoj këtu ligjin anti-shpifja, që u kritikua nga ndërkombëtarët dhe nga të gjitha grupet interesit. Pas tërmetit dhe pandemisë dolën probleme të mëdha, ku u përpoq të centralizohej informacione dhe kontrollohej para se të shkonte para medias.
AMA dhe ISHSH bënë përpjekjen e parë për të goditur Ora News, kur vetë institucionet gjatë gjithë pandemisë shembën Teatrin dhe aty e pamë se sa i parëndësishëm ishte shëndeti i njerëzve. Ndërsa me sulmin ndaj Ora News, aty kur kemi një mendim kritik ndaj qeverisë, duket sikur po vihen nën kontroll. Goditja e tanishme nga SPAK, për mua ishte e paralajmëruar për ato pak zëra kritikë që ekzistojnë në vendin tonë. Publiku nuk merr kaq shumë informacione, sepse kontrollohen nga një burim i vetëm. Në këtë pikë unë e shoh se jemi në pikun e cenimit të lirisë së medias në Shqipëri.
Godole tha se për pak muaj do të jenë zgjedhjet dhe publikut po i vijnë informacione sikur çdo gjë shkon mrekullisht.
Jonila Godole: Publiku për pak muajsh do të votojë, por mbi ç?baza informacioni, sepse informacionet që i vijnë janë se ne jetojmë mrekullisht. Media duhet të jetë një përcjellëse e të vërtetës ndaj publikut, jo të jetë propaganda. Edhe media ka mëkatet e veta, sepse shumë herë i ka shërbyer pushtetit për arsye pragmatiste. Vetë media duhet të jetë një biznes i pavarur. Publikut i ka humbur besimi te politika, por sipas sondazhet e fundit ka humbur edhe besimi te media. Dhuna që ushtrohet nuk është më e njëjta, sot bëhet dhunë në emër të ligjit, nuk bëhet më me shkop.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/godole-sulmi-ndaj-tv-ora-mesazh-per-mediat-e-tjera-kritike-me-qeverine-perkeqesim-deri-ne-zgjedhje/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv