Dorela Beqaj studiuese e pavarur e politikave ekonomike gjatë një studimi të zhvilluar për të parë gjendjen në të cilën ndodhet biznesi si pasojë e krizës që po shkakton pandemia ka dal në përfundimin se më shumë se 70% e bizneseve e kanë të pamundur të ri ngrihen para 1 viti ose më tepër.
Por a do të ketë biznese të cilët do ta kthejnë në sukses krizën dhe cilët biznese rrezikojnë më shumë falimentin. Përgjigjet e këtyre pyetjeve i ka dhënë në një lidhje në Skype për Report TV, Dorela Beqaj, e cila thotë se shumë biznese kanë falimentuar dhe ka rënie të të ardhurave.
?Bizneset kanë pësuar edhe rënie e të ardhurave por ka pasur edhe shumë falimentime të bizneseve. Bizneset më të prekura kanë qenë ata të turizmit, të transportit, por edhe nënkategoritë që kanë pasur lidhje me sektorin e transportit. Kanë ndjekur edhe politika agresive nga disa biznese në mënyrë që ti mbijetojnë krizës?, shprehet Beqaj.
Por nga ana tjetër Beqaj shprehet se shumë biznese kanë ditur si ta menaxhojnë situatën dhe ka edhe sektorë që do ti mbijetojnë krizës më së miri.
?Bizneset që kanë pasur një ecuri më të mirë në këtë situatë janë ata që janë adaptuar me kërkesat e tregut. Ato lokale që përdorën delivery-in, apo edhe bizneset ushqimore janë ata që u adaptuan me krizën dhe ofruan shërbimin e tyre. Bizneset që nuk janë prekur më shumë janë ata që kanë tregtuar maska, dezinfektantë apo edhe depot farmaceutike. Janë një pjesë e vogël e bizneseve siç është farmaceutika që do të dalë e suksesshme nga kjo krizë. Platformat e shitjeve dhe blerjeve online kanë pësuar një rritje të ndjeshme, por edhe ata të shërbimit delivery?, thotë studiuesja e politikave ekonomike.