Report TV - REPORTAZH/ Llixhat e Bënjës, vetitë kurative të ujërave termalë dhe turizmi në zonë

Report TV 2020-11-05

Views 3

Llixhat e Bënjës në Përmet, janë destinacioni ynë në këtë reportazh. Në udhëtimin me kameran e Report tv, na shoqëron specialisti i turizmit Jaho Canaj, i cili tregon më shumë për Ujin e Ftohtë.

Është pagëzuar me emrin "Uji i Ftohte" sepse ka shumë burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Ky hidro-monument gjendet në të djathtë të rrugës nacionale Tepelenë-Gjirokastër. Burimi del në pjesën e sipërme të shpatit të majtë të luginës së Drinos në kontaktin e shkëmbinjve gëlqerorë me ata flishorë. Reshjet që bien në pjesën lindore të malësisë së Kurveleshit përmes zgavërimeve e shpellave karstike, depërtojnë në thellësi të shkëmbinjve gëlqerore dhe ushqejnë këtë burim.

Zhurma e ujit, gjelbërimi, cicërimat e zogjve etj, prej kohësh, e kanë kthyer këtë vend në mjedis pushimi për udhëtarë. Rrugëtimi ynë merr drejtimin lindor për të përshkuar 60 km deri në Banjat e Bënjës. Udhës ndalojmë në luginën e Vjosës në afërsi të Grykës së Këlcyrës teksa hedhim vështrimin tek pllaja e gjelbër dhe kullotat për bagëtitë e imta. Ky bari na tregon për kulinarinë tradicionale të zonës.

Rrugës për tek llixhat e Bënjës, nuk mund të përjashtohet një vizitë tek Inkubatori i përpunimit të produkteve frutore të zonës. Këtu në fakt mund të njihesh me procesin e plotë të përpunimit të frutave e sidomos të glikosë që është krenaria e Përmetit.

Share This Video


Download

  
Report form