4 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
?Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar?.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid-19, që janë në banesë. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Sa i përket të infektuarve, përgjatë këtyre 24 orëve pozitivë kanë rezultuar 124 persona.
?Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 124 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/