#tvora #rtvoranews
Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 33-vjeçarin Mihal Thimjo.
Seanca e masës se arrestit ka zgjatur 20 minuta dhe fillimisht prokurori Julijan Çafka ka lexuar argumentet e servirura nga grupi hetimor në fund të cilës kërkoi masën burg pa afat për 33-vjeçarin.
Ndërsa avokati i të pandehurit Thimjo, Piro Boboli kërkoi një masë më të lehtë dhe rrethana lehtësuese pasi klienti e ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nën efektet e çekuilibrimit mendor.
Por kjo nuk ka mjaftuar për gjykatësin Pëllumb Vehbiun i cili mbështeti prokurorin Çafka për masën arrest në burg.
Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Gëzim Saraçit, me të cilin kishin një raport miqësor.
Ngjarja ka ndodhur më 5 gusht ku Mihal Thimjo ka goditur me sende të forta Gëzim Saraçin duke e lënë të vdekur në kamionçinë dhe më pas është larguar.
Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, autori i krimit me origjinë nga Derviçani i Dropullit, ka marrë në telefon familjarët e tij, ku u ka bërë të ditur se ka vrarë 57-vjeçarin.
Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit.
Ndërkohë, para dy ditësh (6 gusht) pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën nga policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes.
Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjykata-le-ne-burg-mihal-thimjon-vrau-me-leve-57-vjecari-ne-kamioncine/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv