#tvora #rtvoranews
Prej vitesh rruga kryesore në Xhafzotaj që njihet ndryshe si aksi rrugor ?4 rrugët, Shijak ? Nishtulla, Durrës? ka qenë një ndër akset më problematike për shkak të dëmtimit që ka pasur dhe mungesës së ndërhyrjes nga ana e qeverisë.
Për këtë rrugë thuajse dy herë në vit banorët kanë protestuar rregullisht duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohej nga qeveria për të ndërhyrë në këtë aks.
Kjo rrugë lidhëse mes Durrësit dhe Shijakut është një ndër rrugët kryesore me dalje në autostradën Durrës-Tiranë ku numëron mbi 200 biznese të mëdha të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre prej vitesh.
Pavarësisht se që prej fillimit të Korrikut, Bashkia Shijak nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka përfituar shumën afërsisht prej 95,6 mln lekësh me TVSH për përmirësimin e shtresave rrugore në këtë aks dhe një degëzimi të tij, me një gjatësi totale prej 6030m, duket se punimet janë ngadalësuar.
Projekti parashikon që data e përfundimit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor të jetë më 31 Gusht 2020, por punimet duket se janë mjaft larg këtij afati.
Që prej nisjes së projektit ka pasur ditë në të cilat gjatë gjithë këtij aksi nuk janë parë grupe pune.
Në vëzhgimin e bërë për situatën, ashtu sikurse përcjellin pamjet e siguruara nga Ora News, gjatë gjithë rrugës nuk dallohet asnjë grup pune.
Ndërkohë që i ndan vetëm një afat prej 23 ditësh nga përfundimi i këtij aksi, duket se rregullimi, pajisja me sinjalistikë dhe ndriçim në këtë aks, do të kërkojë një afat më të gjatë nëse punimet vazhdojnë në këtë ritëm.
Pavarësisht nisjes së punimeve duket se projekti ka dhe një pikë tjetër të dobët, atë të kanalizimeve të ujërave të zeza të cilat prej vitesh qëndrojnë të hapura dhe bashkohen me tubacionet e ujërave të bardha.
Jo vetëm në rrugën kryesore që nuk po merret masë për mbylljen e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe gjithçka është bërë nga bizneset private, por duket se zgjidhje nuk marrin as kanalizimet e ujërave të zeza të cilat kalojnë në banesat e çdo shtëpie në këtë zonë.
Mungesa e bashkëpunimit midis FSHZH dhe UKD duket se do të ketë mangësi në përfundimin në mënyrën e duhur të projektit për stabilizimin e këtij aksi rrugor.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shijak-956-mln-leke-dhe-23-dite-nga-perfundimi-por-rruga-larg-mbarimit-ngecin-punimet/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv