Top News - SHBA-mbështesim SPAK/ ‘Jo kërcënime për punën e tyre’

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 0

Një reagim të fortë ka pasur ambasada e Shteteve të Ambasada e Shteteve te bashkuara të Amerikës sa i takon punës së spak-ut dhe të policisë së shtetit. përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada ka bërë thirrje që profesionistet e sistemit të drejtësisë, oficeret, prokurorët dhe gjykatësit duhet të bëjnë punën e tyre, jo nën kërcenime e presione, pavarësisht se kush është personi që hetohet. ?Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në bashkimin Europian?, thuhet ne reagimin e ambasades se shteteve te bashkuara te Amerikes. Më pas qëndrimi ambasadës është përforcuar edhe me nje postim të diplomates ameriklane në tiranë, Yuri kim e cila flet pa doreza për cështjen në fjalë. ?Çështjet e rëndësishme gjyqësore shpesh shoqërohen nga fushata të shtrenjta për të mbjellë dyshim dhe çorientim, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t?i ikur drejtësisë. Të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me ndëshkimin e kriminelëve të njohur ? asgjë më shumë, asgjë më pak. Mbështesim fort SPAK & Policinë e Shtetit?, thote juri kim në psotimin e saj në tëitter ndërsa riposton edhe një herë deklaratën e bëre më parë në faqen zyrtare të ambasadës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#SPAK#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form