Pas OFL-së, qeveria strukturë speciale për goditjen e njerëzve të korrupsionit, zbulohet plani

Report TV 2020-11-05

Views 0

TIRANË- Pas goditjes së njerëzve të krimit, përmes bllokimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve ekonomike, bazuar në aktin normativ anti-krim që po zbatohet nga OFL-ja, qeveria ?Rama? po planifikon të godasë njerëzit e korrupsionit. Një sektor i posaçëm, i ngjashëm me Operacionin Forca e Ligjit, do të ngihet për të zbuluar dhe hetuar pasuritë që rrjedhin nga veprimtaria e korrupsionit. Njësia e re speciale parashikohet në dokumentin qeverisë për strategjinë kundër korrupsionit për periudhën 2020-2023. Njësia parashikohet të funksionojë gjatë vitit 2021, ndërsa rezultatet e hetimit rreth pasurive të korrupsionit do t?i referojë në SPAK.

Plani i qeverisë parashikon gjithashtu ngritjen e një njësie tjetër qendrore vetëm për hetimin e krimit ekonomik financiar. Struktura e dytë do të përbëhet nga 20 oficerë të përzgjedhur nga studentët e ekselencës, të cilët do trajnohen në Akademinë e Sigurisë. Strategjia parashikon edhe ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore për hetimin e veprave penale në fushën e korrupsionit. Skuadrat e përbashkëta hetimore parashikohen edhe në ligjin për SPAK. Në dokument parashikohet gjithashtu një monitorim proaktiv dhe i vazhdueshëm i medias së shkruar dhe elektronike, rrjeteve sociale, për denoncimin e korrupsionit.

Share This Video


Download

  
Report form