Pamjet/ Radhë e gjatë për tampon për të kaluar në anën greke

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 0

Kjo është radha e mjeteve në pikëkalimin kufitar të Kakavijës në anën greke të kufirit. Janë në pritje gati 200 mjete që prej mëngjesit të sotëm ndërsa numri i atyre që kanë arritur ta kalojnë kufirin gjatë 24 orëve të fundit shkon në rreth 1400 persona.

Vështirësitë duket se nuk janë të mëdha krahasuar me një ditë më parë pasi një lloj ritmi tani duket se është vendosur megjithatë grumbullimet kryesore tani duket se janë në mëngjes në kohën kur fillon edhe shërbimi në anën greke të kufirit.

Passenger Locator Form është forma e kërkuar për tu plotësuar online edhe në këto kushte. Një pjese e qytetarëve duhet ta kenë formën përveçse në telefonat e tyre smart duhet ta kenë konfirmimin edhe të printuar në letër. Brenda kësaj forme duhet saktësuar adresa e qartë si dhe koha e qëndrimit në Greqi. Sigurisht të lejuar janë vetëm rezidentët e përhershëm në Greqi dhe qytetarët homogjenë grekë që jetojnë në Shqipëri.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tampons#Greece#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS