Ekonomia është goditur rëndë dhe për pasojë do të ketë rritje të papunësisë dhe ngadalësim të aktivitetit ekonomik. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, tha se rënia më e fortë do të vijë në tremujorin e dytë dhe do të vazhdojë gjatë të gjithë vitit. ?Rënia e aktivitetit ekonomik pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, me zgjerim të deficitit të llogarisë korrente dhe rritje të borxhi publik gjatë vitit 2020?.
Pasiguria, vështirësitë financiare për familjet dhe biznesin do të bëjnë që goditja e pandemisë të zgjasë në kohë. ?Rënia e kërkesës dhe e shitjeve ka sjellë vështirësi financiare për shumë biznese e familje shqiptare, si pasojë e tkurrjes së të ardhurave dhe e humbjes së vendeve të punës. Këto vështirësi, si dhe pasiguria e perceptuar nga operatorët ekonomikë, tentojnë të zgjasin në kohë efektet e goditjes?.
Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndryshojë normën bazë të interesit më nivelin 0.5%, si dhe normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 0.1% dhe 0.9%. Lehtësimi i masave kufizuese ka ngjallë një premisë për një rikuperim gradual të aktivitetit ekonomik në periudhën në vijim.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/