Kampionati Kombetar i Karatese, Partizani shpallet kampion - (24 Gusht 2000)

RTV KLAN 2020-11-05

Views 6

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partizani shpallet kampion i arteve marciale, në kampionatin e karatesë në Elbasan. Në pallatin e sportit ?Tomorr Sinani? në Elbasan është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Karatesë për moshat 8-21 vjeç. Në kampionat morën pjesë 9 ekipe dhe gjithsej 100 sportist karateje.

Kampionati për fëmijë dhe të rritur, u nda në 5 grupmosha. Elbasani u paraqit me tre ekipe, Lushnja me dy ekipe. Gjithashtu morën pjesë Shkodra, Partizani, Pogradeci, Cerriku. Kampionati u gjykua nga Tare Dule, organizator ishte Besnik Murati, profesor karateje nga Maqedonia.

Aktiviteti u zhvillua nën kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Në këtë aktivitet u dalluan ekipi i Elbasanit me trajner Lorenc Xhaferri dhe Mirand Backa. Karateisti Emiljan Dine 14-vjeç u shpall dy herë kampion kombëtar. Me pikët e grumbulluara kampion kombëtar u shpall ekipi i Partizanit me trajner Ramiz Geci. Sipas sekretarit të arteve marciale Fiqiri Guri, karateistët kampion do të marrin pjesë në Kampionatin e Ballkaniadës që do të zhvillohet në Turqi./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form